Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter është regjistruar sot në det, afër bregut të Krimesë dhe epiqendra ka qenë 59 kilometra larg Sevastopolit, njoftoi Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare.
Sipas raportimeve, tërmeti ka ndodhur në orën 5:42 me orën e Moskës në detin në jug të Sevastopolit, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Krimea është normalisht një zonë e brishtë dhe në 100 vitet e fundit, aty janë regjistruar një numër i madh tërmetesh me magnitudë pesë deri në shtatë ballë të shkallës Rihter, transmeton Fol Drejt.