Prokuroria suedeze njoftoi sot se rezervon të drejtën të mos publikojë materiale nga hetimi i saj për sabotimin e gazsjellësit Nord Stream.
“Nëse ngrihet aktakuzë, atëherë ndoshta do të publikohet një pjesë e materialit hetimor. Megjithatë, prokurori në Suedi gjithashtu mund të vendosë që disa pjesë të hetimit të mbeten konfidenciale”, tha zyra e prokurorit.
Më herët, prokurori suedez Mats Jungqvist, i cili drejton hetimin, tha se pret të ngrejë akuza kundër atyre që janë përgjegjës për sulmet në vjeshtë, transmeton Fol Drejt.