Në Gjilan është raportuar se një person është lënduar në vendin e punës. Raportohet se mashkulli kosovar është dërguar në gjendje kome në QKUK.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke punuar në një objekt kishte rënë nga platoja dhe si pasojë kishte pësuar lëndime. Viktima pas marrjes së ndihmës së parë në gjendje kome është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori udhëzon që rasti të vazhdoj në procedurë hetimore”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.