Një tërmet me magnitudë 5.8 goditi El Salvadorin sot, sipas qeverisë së vendit.
Sipas të dhënave paraprake nga Ministria e Mjedisit të vendit të Amerikës Qendrore, epiqendra e tërmetit u regjistrua pranë brigjeve të Oqeanit Paqësor, njoftoi Reuters.
Tërmeti u ndje edhe në kryeqytetin San Salvador, thanë dëshmitarët për agjencinë britanike./FolDrejt/