Administrata amerikane mbetet e gatshme të punojë në mënyrë konstruktive me autoritetet ruse për zbatimin e Traktatit të ri të Armëve Sulmuese Strategjike START, tha Ndihmës Sekretari i SHBA në Byronë e Kontrollit të Armëve, Verifikimit dhe Pajtueshmërisë të Departamentit të Shtetit, Mallory Stewart.
Ajo theksoi se SHBA-ja dëshiron të vazhdojë ta shohë kontrollin e armëve bërthamore si një mjet për të forcuar aleatët dhe sigurinë globale, raportoi TASS.
“SHBA mbetet e gatshme të punojë në mënyrë konstruktive me Rusinë për të zbatuar plotësisht START të ri,” vuri në dukje ajo gjatë një aktiviteti në Institutin Brookings me qendër në Uashington kushtuar vendimit të Moskës për të pezulluar traktatin e ri START./FolDrejt/