Një tërmet me magnitudë 5 gradë të shkallës Rihter goditi sot Italinë qendrore, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC), raporton Reuters.
Tërmeti ishte në një thellësi prej 2 kilometrash dhe epiqendra ishte 27 km në veriperëndim të Perugias, Itali, tha EMSC.
Siç raporton agjencia italiane ANSA, tërmeti ka qenë “mjaft intensiv dhe është ndjerë në pjesë të ndryshme të qytetit”./FolDrejt/