Një tërmet me magnitudë 6.9 të shkallës Rihter goditi sot rajonin e Ishujve Kermadec në Paqësorin Jugor, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Ishujt e pabanuar Kermadec i përkasin Zelandës së Re.
Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 150 kilometrash./FolDrejt/