Ministria Britanike e Mbrojtjes njoftoi sot në raportin e saj të rregullt se forcat ukrainase që mbrojnë Bakhmutin janë nën presion të madh, në rritje nga forcat ruse dhe vuri në dukje se luftime të ashpra po zhvillohen në vetë qytetin dhe rrethinat e tij.
Ukraina po forcon mbrojtjen e Bakhmutit me njësitë e saj elitare, por ushtria e rregullt ruse dhe njësitë e Vagnerit po përparojnë në periferi veriore të këtij qyteti, thuhet në një deklaratë të publikuar në Twitter, transmeton Reuters.
Në 36 orët e fundit, në Bakhmut u shkatërruan dy ura të rëndësishme, nga të cilat çelësi për Ukrainën është ura drejt Chasovo Yar, e cila mundësoi furnizimin e njësive të saj, thuhet në deklaratë./FolDrejt/