Të paktën 34 emigrantë afrikanë janë zhdukur pasi një anije tjetër u mbyt pranë Tunisit, tha sot gjykatësi Fauzi Masmoudi.
Kjo është anija e pestë që është mbytur në dy ditët e fundit jashtë Tunisit, tha Masmoudi për Reuters.
Shtatë persona kanë humbur jetën në aksidente, ndërsa 67 janë të zhdukur, shtoi ai, transmeton Fol Drejt.