Trajneri skocez Steve Clarke ka nënshkruar një kontratë të re dhe pritet të qëndrojë si trajner i Skocisë deri në vitin 2026, njoftoi Federata e Futbollit të vendit ishullor.
Clark udhëhoqi skuadrën skoceze në Kampionatin Evropian dhe në Grupin A të Ligës së Kombeve, ndërsa në kualifikueset për Botërorin e Katarit u eliminua në play-off kundër Ukrainës.
“Jam krenar që ekipi im i trajnerëve dhe unë do të vazhdojmë ta udhëheqim ekipin gjatë dy cikleve të ardhshme kualifikuese si dhe në Ligën e Kombeve. Fokusi i menjëhershëm është të kemi një fillim të mirë në garën për Kampionatin Evropian kundër Qipros, të cilët ishin edhe kundërshtarët e mi në debutimin tim në 2019” tha Clark, transmeton Fol Drejt.