Policia uruguaiane ka sekuestruar mbi 400 kilogramë kokainë në kuadër të një operacioni të quajtur “Virtus” dhe ndër të tjera ka arrestuar edhe dy shtetas malazezë, raporton portali RTCG, referuar mediave uruguaiane.
Droga mbërriti nga Bolivia dhe kishte si destinacion Evropën, njoftoi Prokuroria e Uruguait.
Operacioni përfshinte bastisje në Montevideo, San Jose dhe Rio Negro, njoftoi më herët Telemundo, transmeton Fol Drejt.