Një vajzë ka përfunduar pa shenja jete pas lëndimeve të marra nga rrëzimi gjatë rrëshqitjes në Brezovicë.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 11:30, përcjell Fol Drejt.
“Viktima femër kosovare dyshohet se derisa ishte duke rrëshqitur në borë, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Si pasojë e njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe fillimisht është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë e me pas në Spitalin e Mitrovicës ku edhe ka ndërruar jetë”, njofton policia në raportin 24 orësh.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti po vazhdon të hetohet./FolDrejt/