Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

Njerëzorja dhe etika përballë klikueshmërisë

3 vjet më parë
in OP/ED
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Çdo pjesë e komunikimit mediatik ka çështjet e saj etike, shpeshherë edhe unike. Kjo fjali prej librit “Etika në Media”, nga Philip Patterson dhe Lee Wilkins, piketon një hapësirë të gjerë që shtjellon kriteret dhe elementet etike në media.

Shkruan: Florentina Bislimi

Etika në media është një çështje që shkon paralelisht me standardet e gazetarisë. Mirëpo, si mund t’i përmbahemi etikës në media dhe a duhet mësuar si një fushë specifike ndaras kritereve të gazetarisë?

Etika nuk është një lami çka mund të mësohet e ngurtësuar fillim e përfundim sipas disa standardeve e pastaj sipas tyre të praktikohet ngase gjatë përditshmërisë përballemi me llojlloj ngjarje dhe lypset një gamë e gjerë mësimesh për t’iu përmbajtur etikës dhe kjo është esencialisht është e arritshme. Kështu, etika më shumë synohet të mësohet a përvetësohet varësisht nga situatat dhe rrethanat, përvoja e eksperienca.

Lexoni edhe..

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

Porosit Web Porosit Web

Secili njeri është ndryshe nga tjetri, dallon në qasje, pikëpamje, qëndrime e botëkuptime. Secili kalon nëpër dyndje të veçanta personale dhe nga ky prizëm personal, etika mësohet me kalimin e kohës dhe mund të përdoret në gazetari nisur edhe nga përceptimi logjik apo arsyet e shëndosha sepse secili është në gjendje të di, dalloj apo ekuilibroj se çfarë është etike e çfarë nuk është. Çka është mirë e çka keq. Çka është e dobishme e çka e dëmshme. Çfarë mund të publikojmë e çka nuk mund të publikojmë. Paterson dhe Wilkins e theksojnë qartazi: “Etikë do të thotë të mësuarit e të bërit zgjedhje racionale ndërmjet asaj që është e mirë dhe asaj që është e keqe, ndërmjet një veprimi që mund të justifikohet moralisht dhe një tjetri që nuk mundet”.

Andaj, respektimi etik mund të niset e praktikohet edhe nga virtytshmëria njerëzore. Madje, sipas Patersonit dhe Wilkinsit, virtyti etik rrjedh si nga natyra e vetë veprimit, ashtu edhe nga karakteri moral i personit që vepron.

Për t’u përafruar në respektimin e etikës në media, është e domosdoshme të respektohen rregullat e gazetarisë e të cilat tërthorazi shtjellohen në literaturën e gazetarisë. Ne e dimë që ka një mori elementesh secili lloj i zhanreve gazetareske, mirëpo secili ka disa rregulla. Nëse secili lajm, tekst, raport, storie a reportazh bazohet në rregulla standarde, probabiliteti që informacionet të jenë etikisht në rregull janë të mëdha.

Nuk mjafton të marrim këto ose ato kritere etike kur shkruajmë lajmin dhe t’i vendosim në vendet e tyre dhe të mjaftohemi me këtë që lajmi i plotëson kriteret e etikës. Nëse shkruajmë një lajm portali apo përgatisim një storie televizive, ne mbështetemi në disa rregulla: A ka dobi lajmi? A ka fakte? A është i vërtetë? A është i rëndësishëm për publikun? A është relevant? A përfshihen të gjitha anët e ngjarjes? Nëse respektohen këto e kritere tjera, atëhere lajmi dhe storia del profesionale, mirëpo edhe çështja etike përplotësohet dhe nuk lë zbrazëtira për shtrembërim, bishtnim a dëmtim njerëzor.

Së fundi i kemi rastet e raportimeve të luftës në Ukrainë e që në shumë media elektronike janë përhapur lajme të rreme e jashtë etikës mediale. Pse shtrohet pyetja? Sepse i kanë shmangur elementet standarde të gazetarisë. Nuk i kanë verifikuar lajmet, fotografitë apo videot (Pra, është shmangur verifikimi si kriter kyç). Nuk kanë ngulmuar për të hulumtuar më shumë rreth tyre (Pra, nuk janë orvatur të shikojnë nëse ato fotografi apo video kanë qarkulluar më parë në raportet mediale). Nuk e kanë marrë parasysh dinjitetin njerëzor (Pra, fare nuk kanë menduar nëse dëmtohet ndonjë njeri apo familje nga publikimet e rreme pavarësisht nga afërsia a largësia gjeografike). Nuk kanë përdorur shumë fakte (Pra, mjaftueshmëria e fakteve është shmangur, si vendndodhja, ndonjë prononcim zyrtar institucional, data të sakta, të dhëna statistikore, burime mediale ndërkombëtare, autorët e fotografisë apo kualiteti i fotografisë).

Një temë tjetër që krijon hamendësime në media e publik e shpesh edhe shtrembërim të realitetit është fotografia. Sipas Pattersonit dhe Wilkinsit kemi dy lloje të fotografisë. Fotografia pasqyre dhe dritare. Fotografia pasqyrë përpiqet të rikrijojë subjektivisht botën, sipas imagjinatës së fotografit. Çdo gjë mund të manipulohet: drita, përmasat, madje edhe objekti vetë. Nga ana tjetër, fotografitë dritare duhet të jenë mjaft objektive për aq sa mediumi lejon të japë pjesë të realitetit, të paprekur nga lentet e fotografit. Kurse, fotot që na tregojnë tmerrin e luftës dhe të varfërisë, për të zgjuar opinionin publik, janë foto dritare në të cilat fotografët kapin momentin pa e alteruar. Problemi qëndron te zëvendësimi i njërës me tjetrën. Kur një fotografi pasqyre tregohet sikur të ishte një fotografi dritare, atëherë këtu ndodh mashtrimi ndaj publikut.

Në mediat kosovare gjatë luftës në Ukrainë, është publikuar një fotografi me mbititullin “Fëmijët e luftës”, teksa dy fëmijë dërgojnë përshëndetje për ushtrinë ukrainase. Faktikisht, fotografia ka qarkulluar edhe kohë më parë, mirëpo mediat nuk e kanë verifikuar dhe e kanë riaktualizuar si aktuale. E në anën tjetër, burime tjera mediale kanë publikuar me saktësi se fotografia ishte realizuar nga Dmitry Muravsky më 22 mars 2016 dhe ishte publikuar nga Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës.

Në shumë raste aktualisht, portalet të cilat si parim kryesor e kanë plasimin sa më të shpejtë të lajmit e shpesh parësore klikimet, e shmangin informacionin e saktë, çështjet etike, rrjedhimisht edhe anën njerëzore.

Si përfundim, për të shjelluar të gjitha çështjet etike është e vështirë, por gjithmonë kemi një tablo ku mund të nbështetemi për të respektuar a verifikuar lajmin ose tekstin nëse është etikisht në vijë apo për t’iu përmbajtur standardeve etike. Fillimisht duhet respektuar rregullat e gazetarisë e pastaj duhet nisur nga virtytet njerëzore personale ku pikëtakohen në një horizont me pikëpamjet etike në media. E për këso raste duhet ngulitur në kokë aksiomën e njohur: Para se të jesh gazetar, duhet të jesh njeri. Ose siç thotë David Grossman: Gjithmonë mundohem t’u them gazetarëve të jenë njerëz dhe të mendojnë për njeriun. Kjo është media më e saktë, më humane dhe më e drejtë.

(Autorja është studente e vitit të parë në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin i Prishtinës “Hasan Prishtina”).

Tags: Florentina Bislimimediatopinion
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Tërbohet Putin, arreston kreun e FSB-së pas dështimit në Ukrainë

Lajmi tjetër

Kryeministrja e Lituanisë regjistrohet si vullnetare në forcat paraushtarake

Të ngjajshme

LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

14 Nëntor, 2024
OP/ED

Blakaj: Harris dhe Trump, protagonistët e tragjikomedisë botërore

8 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM