Pronari i “Twitter”, miliarderi amerikan Elon Musk, njoftoi sot se logoja e platformës në formë zogu do të ndryshojë së shpejti.
Musk shkroi në “Twitter” se nëse instalohet një “llogo X” mjaft e mirë, ajo do të “lëshohet në mbarë botën” të hënën, por nuk dha më shumë detaje, raportoi Reuters.
Kompania “Meta”, e cila zotëron “Instagram” dhe “Facebook”, lançoi këtë muaj rrjetin e ri social “Treads”, i cili është konkurrent i drejtpërdrejtë i “Twitter”./FolDrejt/