Njëmbëdhjetë persona humbën jetën dhe katër të tjerë u plagosën në një zjarr në një lokal në qytetin kufitar meksikan, San Luis Rio Colorado.
Supozohet se zjarri është ndezur me një koktej molotovi nga një prej të ftuarve, pasi ai është nxjerrë nga lokali për gjoja mosrespektim ndaj grave, njoftojnë autoritetet.
Prokurorët e shtetit në shtetin meksikan të Sonorës thanë se gjetjet paraprake treguan se dhe një i dyshuar mashkull ishte arrestuar./FolDrejt/