Zyra Federale Gjermane për Luftën kundër Krimit (BKA) ka kontrolluar një apartament në territorin e Gjermanisë dhe ka marrë në pyetje një grua, në kuadër të hetimeve për sabotimin e gazsjellësit Nord Stream, shkruan sot “Deutsche Welle”.
Gjatë javës së kaluar, siç raportojnë mediat gjermane, BKA ka kontrolluar banesën e një personi që nuk ka statusin e të dyshuarit në Frankfurt në Oder.
Bëhet fjalë për ish-partnerin e një të dyshuari ukrainas ndaj të cilit po zhvillohet një hetim specifik./FolDrejt/