Politika e Kinës dhe Rusisë nuk kërcënon asnjë vend tjetër, tha sot i dërguari special i Kinës për çështjet euroaziatike, Li Hui.
Ai theksoi se komuniteti ndërkombëtar është shumë i vetëdijshëm se kush “përfaqëson kërcënimin e vërtetë”, gjë që sugjeroi qartë se SHBA dhe NATO janë fajtorë për krizën ukrainase, raportoi TASS.
“Kina dhe Rusia i përmbahen gjithmonë me vendosmëri parimit të mos-angazhimit, nuk nxisin antagonizëm dhe nuk ndërmarrin veprime kundër asnjë pale të tretë,” iu përgjigj ai një gazetari perëndimor i cili deklaroi se Pekini “nuk ka bërë asgjë për ta detyruar Rusinë të tërheqë trupa nga Ukraina”./FolDrejt/