Kompanitë private të mëdha dhe të mesme që nuk janë të listuara në bursë duhet të kenë një menaxhim të përbërë nga të paktën 40 për qind gra, propozoi sot qeveria norvegjeze në një projektligj.
Vendi nordik ishte i pari në botë që prezantoi një kuotë të detyrueshme prej 40 përqind për gratë në bordet e kompanive të listuara në 2005, duke shkaktuar një valë ndërkombëtare në të cilën vendet e tjera kanë futur kuota të detyrueshme për gratë në borde, raportoi Reuters, përcjell Fol Drejt.
Në dhjetor, qeveria norvegjeze propozoi shtrirjen e ligjit për kompanitë e mëdha private dhe sot tha se propozimi do të zbatohej edhe për kompanitë e mesme me një minimum prej 30 punonjësish dhe të ardhura vjetore prej 50 milionë korona (4.7 milionë dollarë). Ligji do të zbatohet plotësisht në vitin 2028./FolDrejt/