Kanë nisur hetimet ndaj ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
Shkak i këtyre hetimeve ka ardhur për shkak se e njëjta nuk ka deklaruar pasurinë, teksa këtë e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës për klankosovën, transmeton Fol Drejt.
“Referuar pyetjeve tuaja, lidhur me kallëzimin penal kundër D.G., në drejtim të veprës penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, iu njoftojmë se rasti është në fazën e hetimeve” – ka thënë zyrtarja e kësaj Prokurorie, Laureta Ulaj për klankosovën./FolDrejt/