Një rast i kërcënimit ka ndodhur rreth mesditës së djeshme në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet fjalë për kërcënim, transmeton Fol Drejt.
“Fsh. Shupkovc, Mitrovicë 29.04.2022 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar pronar i një moteli ka raportuar se është kërcënuar përmes telefonit nga një klient i dyshuar mashkull kosovar të cilin e kishin dëbuar nga moteli pasi i dyshuari nuk ka respektuar rendin e motelit. Është njoftuar prokurori, i dyshuari nuk është takuar nga policia. Rasti është duke u hetuar”, shprehet policia në raport./FolDrejt/