Një person ka pësuar lëndime pasi që është rrahur nga një person tjetër.
Rasti ka ndodhur në Rahovec, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh për rastin është shprehur Policia e Kosovës:
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka marrë pjesë në rrahje ndaj viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”./FolDrejt/