Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Deri tani janë numëruar rreth 20 për qind e votave.
Nga mbi 142 mijë vota të numëruara, prin LDK-ja me 25.41 për qind, e pasuar nga PDK-j me 21.81, VV-ja i ka 21.55 dhe AAK-ja me 14.30 për qind.
Në zgjedhjet e sotme kanë dalë për të votuar mbi 850 mijë qytetarë, duke shënuar rritje në krahasim me zgjedhjet e mëhershme që Kosova ka mbajtur.