Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, thotë se të dhënat që i kanë nga komisionerët tregojnë se janë partia e parë në këto zgjedhje.
Konjufca është shprehur i kënaqur për mënyrën se si shkuan zgjedhjet sot, duke falënderuar qytetarët dhe institucionet e sigurisë. Ai thotë se do ta ruajnë secilën votë në kutitë e votimit.
“Këto kuti janë më të rëndësishmet sepse aty gjendet rezultati. Ato do t;i mbrojmë derisa të numërohen edhe prej komisionerëve tonë edhe prej KQZ’së. Në emër të VV’së i falëndëroj të gjithë qytetarët e Kosovës dhe Policinë e Kosovës. Zgjedhjet e sotme e patën një kredibilitet të madh të demokracisë”, ka thënë Konjufca. “Jemi duke i procesuar të dhënat tona. Të dhënat tona tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje është e para”, ka thënë Konjufca.
Por nga LDK dhe PDK thonë të kundërtën se ata janë të parët./Foldrejt.com