Roja Bregdetare Greke njoftoi sot se shërbimet e shpëtimit nxorrën nga deti trupat e 20 emigrantëve, të cilët u mbytën pasi varka e tyre u mbyt teksa po përpiqeshin të kalonin nga Turqia në Greqi.
12 persona u shpëtuan, por të mbijetuarit u thanë autoriteteve se në varkë ndodheshin deri në 68 persona.
Sipas raportimeve, varka u mbyt dje për shkak të erërave të forta të stuhishme dhe operacioni i kërkim-shpëtimit është ende duke u zhvilluar pranë ishullit grek të Evia, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.