Turqia kritikoi sot Greqinë për qasjen e saj të pretenduar “të pandershme dhe të pasinqertë” ndaj çështjeve të Egjeut dhe Mesdheut Lindor.
Duke thënë se Athina e di mirë se çfarë do të thotë t’i kundërvihesh Ankarasë, ministri i kujtoi Greqisë “të mos shikojë se kush është pas, por kush është përballë”.
Duke folur në një ngjarje të organizuar nga Fondacioni për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale në Ankara, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu tha se Athina po bllokon rrugën drejt drejtësisë për çështjet ekzistuese, shkruan Anadolia, transmeton Fol Drejt.