Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot në një bisedë telefonike me liderin ukrainas Volodymyr Zelensky se aftësia e Ukrainës dhe Rusisë për të shitur grurë është e një rëndësie vendimtare për të gjithë botën.
Zelensky falënderoi kolegun e tij turk për pjesëmarrjen e tij aktive, siç tha ai, në ruajtjen e marrëveshjes për eksportin e grurit nga portet e Detit të Zi.
Siç është raportuar nga zyra e presidentit turk, Erdogan tha se duhet të shtohen përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës me një zgjidhje të drejtë, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.