Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm është raportuar në Obiliq gjatë ditës së djeshme.
Rasti u raportua rreth orës 17:00, përcjell Fol Drejt.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se gjersa ishte duke lëvizur me veturë në rrugë, dy persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Në vend ngjarje nuk është gjetur asgjë e dyshuar apo ndonjë dëmtim i veturës”, njofton policia në raportin 24 orësh.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./FolDrejt/