Në Drejtorinë e Policisë Rajonale në Gjakovë ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se një person i panjohur e ka mashtruar atë duke i thënë se është shitës i banesave dhe duke i marrë asaj një shumë të konsiderueshme parash.
“Ankuesja femër shqiptare me nënshtetësi të huaj, ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale ishte mashtruar nga një person i panjohur. I dyshuari ishte prezantuar si shitës i komplekseve banesore duke i marr viktimës një shumë të konsiderueshme të hollash. Lidhur me rastin janë duke u ndërmarr veprime hetimore”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.