Një person është arrestuar pas dyshimeve se i njëjti ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
Rasti ka ndodhur në komunën e Obiliqit, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh, autori i ngacmimit seksual është identifikuar dhe arrestuar disa ditë pas ngacmimit ndaj viktimës së mitur.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërkohë që rasti shkon në procedurë të rregullt./FolDrejt/