Një person ka përfunduar në QKUK pas të shtënave me armë zjarri.
Rasti ka ndodhur në Sllatinë, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, duke e lënë atë të plagosur.
Si pasojë e këtij sulmi, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK.
Tutje thuhet se viktima është jashtë rrezikut për jetë, teksa shtohet se policia ka dalë në vendngjarje dhe ka gjetur e ka konfiskuar 6 gëzhoja.
Rasti është nën hetime./FolDrejt/