Udhëheqësi meksikan sugjeroi që Biden do të vizitonte Meksikën më 9 dhe 10 janar, megjithëse ai përmendi edhe data të mëparshme.
Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador tha sot se presidenti i SHBA-së Joseph Biden do të vizitojë Meksikën në fillim të janarit, si pjesë e samitit të liderëve të Amerikës së Veriut, i cili më parë ishte planifikuar për në dhjetor.
Lopez Obrador njoftoi vizitën e Biden në një konferencë shtypi, ndërsa qeveria e tij kërkon të zgjidhë mosmarrëveshjet e mëdha mbi politikën energjetike të Meksikës me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.