Osman Bukari u bë një nga temat kryesore të ditës së enjte në Botërorin e Katarit. 23-vjeçari nga Akra shënoi në debutimin e tij në Kupën e Botës në humbjen 3-2 të skuadrës afrikane ndaj Portugalisë, me shumë debatues për mënyrën në të cilën Bukari festoi golin.
Festimi i tij pasi shënoi të kujtonte mënyrën se si fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë, Cristiano Ronaldo – lojtari që ishte në stol kur Bukari shënoi.
“Vura re që festimi i golit tim shkaktoi shumë komente duke thënë se nuk kam respekt për Cristiano Ronaldon. Kjo është e pasaktë. U pushtova nga emocionet në momentin që shënova gol për vendin tim në debutimin tim në Kupën e Botës. Edukimi im nuk më lejon të mos respektoj më të mëdhenjtë. Faleminderit për mbështetjen dhe jemi të përqendruar në ndeshjen e radhës”, ka njoftuar Osman Bukari në rrjetet sociale.
Bukari shënoi një gol ndaj portugezëve në xhiron e parë të fazës së grupeve të Botërorit në minutën e 89-të dhe arriti të zvogëlojë deficitin. Andre Ayew ishte shënuesi i golit të parë për përzgjedhjen e drejtuar nga Otto Addo, ndërsa golat për Portugalinë u shënuan nga Cristiano Ronaldo (penalti), Joao Felix dhe Rafael Leao./FolDrejt/