Covid-19 nuk përfaqëson më një emergjencë shëndetësore globale, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Komiteti i Emergjencës i OBSH-së shpalli një emergjencë globale për shkak të virusit korona tre vjet më parë, më 30 janar 2020, raporton Reuters.
Statusi ndihmoi në fokusimin e vëmendjes ndërkombëtare mbi kërcënimin shëndetësor, si dhe në forcimin e bashkëpunimit për vaksinat dhe trajtimet, transmeton Fol Drejt.