Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar kundër përdorimit të dy shurupeve indiane të kollës për fëmijët që janë lidhur me vdekjet në Uzbekistan, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
OBSH tha se produktet, të prodhuara nga Marion Biotech, ishin “nën standard” dhe se firma kishte dështuar të jepte garanci për sigurinë e tyre.
Alarmi vjen disa javë pasi Uzbekistani pretendoi se 18 fëmijë vdiqën pasi konsumuan një shurup të prodhuar nga kompania.
Marion Biotech ka mohuar akuzat e fundit.
Në një përgjigje me email për BBC, firma ka thënë se “nuk pajtohet” me gjetjet e OBSH-së dhe se po bashkëpunonte me hetimet që po kryheshin nga qeveria indiane./FolDrejt/