Kandidati nacionalist presidencial i Turqisë, Sinan Ogan, i cili përfundoi i treti në zgjedhjet e së dielës, tha sot se ai mund të mbështesë kandidatin kryesor të opozitës Kemal Kilicdaroglun në raundin e dytë vetëm nëse pranon të mos bëjë lëshime ndaj partisë pro-kurde.
Ogan tha se për të vijat e kuqe janë lufta kundër terrorizmit dhe kthimi i refugjatëve.
Ogan fitoi 5.2 për qind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të së dielës, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.