Dialogu jozyrtar ndërmjet Kombeve të Bashkuara dhe nënshkruesve të Marrëveshjes për grurin e Detit të Zi do të vazhdojë, tha sot zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, duke shtuar se bisedimet me Rusinë për këtë çështje kanë përfunduar.
“Bisedimet përfunduan dje siç ishte rënë dakord, por konsultimet po vazhdojnë me të gjitha palët”, tha zëdhënësi i zyrës humanitare në Kombet e Bashkuara të udhëhequr nga Martin Griffiths, raportoi Reuters.
Griffiths dhe zyrtarja e lartë tregtare e OKB-së, Rebecca Greenspan, u takuan me përfaqësuesin e lartë të ministrisë së jashtme ruse, Sergei Vershinin, në Gjenevë të hënën, ku përfaqësuesi rus propozoi një zgjatje prej 60 ditësh, në vend të 120, transmeton Fol Drejt.