Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar Tom Tugenhut i ka kërkuar Qendrës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike (NCSC) të hetojë aplikacionin kinez TikTok pasi qeveritë në mbarë botën filluan të ndalojnë përdorimin e tij në telefonat zyrtarë.
Siç raporton BBC, aplikacioni kinez është gjithnjë e më shumë nën mikroskopin evropian dhe amerikan për shqetësimet e sigurisë së të dhënave dhe privatësisë, me shqetësimet se mund të përdoret për të promovuar pikëpamje pro-kineze ose për të mbledhur të dhëna të përdoruesve.
Komisioni Evropian dhe më shumë se gjysma e shteteve amerikane kanë vendosur tashmë një ndalim për shkak të shqetësimeve rreth sulmeve të mundshme kibernetike, transmeton Fol Drejt.