Palët ndërluftuese në Sudan kanë rënë dakord të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në bisedimet e paqes, potencialisht në Arabinë Saudite, tha sot i dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sudanin, Volker Pertes.
Nëse ka bisedime, fokusi do të jetë në vendosjen e një armëpushimi të qëndrueshëm dhe të besueshëm nën mbikëqyrjen e vëzhguesve vendas dhe ndërkombëtarë, tha Pertes për AP.
Ai paralajmëroi se ka ende disa sfida për të arritur negociatat, transmeton Fol Drejt.