Pas humbjes së dhimbshme nga Lorient, Lionel Messi fluturoi nga Parisi në Arabinë Saudite dhe përveç detyrimeve sponsorizuese, spekulohet se ai ka ardhur për të përfunduar kontratën me klubin e ri atje.
Messi është ambasadori i turizmit i Arabisë Saudite dhe gazetarët e informuar nga Gadishulli Arabik thonë se kjo nuk është e vetmja arsye që argjentinasi ka mbërritur në Riad.
Nuk është sekret që aty Al Hilal ofroi 400 milionë euro për të kombinuar Messin me Cristiano Ronaldon në kampionat, por më pas argjentinasi e refuzoi këtë ofertë, me dëshirën për të qëndruar në Evropë, ose më mirë për t’u rikthyer te Barcelona.
Megjithatë, nuk i dihet kurrë, sauditët mund ta bindin Messin të ndryshojë mendje dhe të luajë në ligën saudite, transmeton Fol Drejt.