Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që vendosi 18 Nëntorin si Ditën Botërore për Parandalimin e Abuzimit Seksual të Fëmijëve.
Rezoluta u propozua nga Sierra Leone dhe Nigeria dhe u mbështet nga më shumë se 110 vende.
Ajo ditë do të përdoret për të theksuar nevojën për parandalim, për të sjellë autorët para drejtësisë dhe për t’u dhënë zë viktimave si pjesë e procesit të trajtimit, shkruan AP, transmeton Fol Drejt.