Një zyrtar i lartë i OKB-së shprehu optimizëm se Rusia dhe Ukraina do të bien dakord për kushtet për të rifilluar eksportet e amoniakut rus nëpërmjet një tubacioni në Detin e Zi, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Një marrëveshje që synonte të lehtësonte mungesat globale të ushqimit duke ndihmuar Ukrainën të eksportonte produktet e saj bujqësore nga portet e Detit të Zi u zgjat për katër muaj të enjten, por eksportet e amoniakut nëpërmjet tubacionit nuk ishin pjesë e rinovimit.
“Ka elementë të asaj marrëveshjeje (për amoniakun) që duhet të ndodhë midis dy vendeve,” tha Rebeca Grynspan, sekretarja e përgjithshme e Konferencës së OKB-së për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD).
“Ne kemi arsye të besojmë se ka interes që kjo të ndodhë.”
“Ne jemi optimistë se kjo është duke u diskutuar dhe se mund të ndodhë”, shtoi ajo pa dhënë detaje të mëtejshme./FolDrejt/