Dënimi me burg të përjetshëm është masa që i është kërkuar Gjykatës së Asocimit për 52-vjeçarin shqiptar që vrau bashkëshorten e tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Itali, në prill të vitit 2021, ku 52-vjeçari Gëzim Alla, i mori jetën bashkëshortes duke e goditur me çekan.
Siç raportohet, ngjarja kishte ndodhur brenda shtëpisë së bashkëshortëve, teksa edhe fëmijët e çiftit ishin të pranishëm, ndërkaq raportimin e krimit në polici e kishte bërë vetë bashkëshorti./FolDrejt/