Kombet e Bashkuara vlerësuan sot se vendimi i Twitter për të pezulluar llogaritë e disa gazetarëve përbën një “precedent të rrezikshëm” në një kohë kur gazetarët në mbarë botën përballen me censurë, kërcënime fizike dhe më keq, tha zëdhënësi i OKB-së Stefan Duzarik.
Dijarik theksoi se Kombet e Bashkuara janë “shumë të shqetësuar” nga “pezullimi arbitrar” i gazetarëve në Twitter, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.
Ai tha se zëri i medias nuk guxon të heshtet në një platformë që pretendon se ofron hapësirë për lirinë e fjalës./FolDrejt/