Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter goditi këtë mbrëmje në juglindje të Afganistanit, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA.
Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 120 kilometrash dhe është ndjerë edhe në kryeqytetin Kabul, raporton Reuters.
Lëvizja e tokës u tha se ishte regjistruar nga Qendra Kombëtare e Monitorimit Sizmik në kryeqytetin pakistanez, Islamabad, dhe nuk ishte menjëherë e qartë nëse tërmeti shkaktoi viktima apo dëme./FolDrejt/