Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Stefan Dizarik tha sot se Rusia dhe SHBA duhet të vazhdojnë të zbatojnë plotësisht marrëveshjen New START për kontrollin e armëve bërthamore.
“Pa kontrollin e armëve bërthamore, bota është shumë më e rrezikshme, më e paqëndrueshme, me pasoja të mundshme katastrofike. Duhet të bëhen të gjitha përpjekjet për të shmangur këtë rezultat, duke përfshirë një kthim të menjëhershëm në dialog”, theksoi Dizarik, raporton Reuters.
Më herët sot, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se do të pezullonte pjesëmarrjen e Rusisë në traktatin START./FolDrejt/