Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas një aksioni policor në veri të Kosovës, me ç’rast janë konfiskuar 6300 fishekë nga një shtetas me kombësie serbe, transmeton Fol Drejt.
Në një postim në facebook, Sveçla është shprehur se derisa Vuçiq po flet për armatosje të Serbisë, në Kosovë po konfiskohen municion i kontrabanduar nga Serbia.
“6.300 sasi të municionit janë konfiskuar sot nga Njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë të kufirit në Joshanicë, në veri të Kosovës. Gjatë patrullimit është ndaluar vetura e dyshimtë me targa të serbisë e një shtetasi serb dhe njësitet relevante tashmë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Kjo rithekson sërish faktin se grupe të caktuara, të orkestruara dhe mbështetura nga Beogradi synojnë dhe angazhohen maksimalisht që të destabilizojnë vendin tone”, ka shkruar ndër tjerash Sveçla në postimin e tij./FolDrejt/