Një komision i Kombeve të Bashkuara ka gjetur se forcat ruse ishin përgjegjëse për “shumicën dërrmuese” të shkeljeve të të drejtave të njeriut në javët e para të luftës.
Sipas një raporti të lëshuar të martën, Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar i Hetimit për Ukrainën zbuloi se forcat ruse kishin shënjestruar pa dallim zonat që po përpiqeshin të kapnin dhe “sulmuan civilët që përpiqeshin të iknin”, raporton Al Jazeera.
Ai gjeti gjithashtu abuzime të kryera nga Ukraina, duke përfshirë dy raste të njerëzve që ishin jashtë veprimit, të cilët u qëlluan, u plagosën ose u torturuan.
“Forcat e armatosura ruse janë përgjegjëse për shumicën dërrmuese të shkeljeve të identifikuara, përfshirë krimet e luftës.
“Forcat ukrainase kanë kryer gjithashtu shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar në disa raste, duke përfshirë dy incidente që kualifikohen si krime lufte,” tha Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut./FolDrejt/