Komandanti i ri i forcave ruse në Ukrainë, Sergei Surovikin, pranoi se situata ushtarake në Ukrainë ishte “e tensionuar”, veçanërisht rreth Khersonit.
“Situata në zonën e ‘Operacionit Special Ushtarak’ mund të përshkruhet si e tensionuar,” tha ai për kanalin shtetëror të lajmeve Rossiya 24 në një intervistë, raporton Al Jazeera.
“Armiku vazhdimisht përpiqet të sulmojë pozicionet e trupave ruse,” tha ai.
“Unë do ta them këtë përsëri: tashmë është shumë e vështirë që nga sot.”/FolDrejt/