Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se Gjermania dhe Kina janë shumë larg nga reciprociteti kur bëhet fjalë për marrëdhëniet dypalëshe dhe se pala gjermane do të kërkojë bashkëpunim të barabartë nga Pekini.
“Ne jemi shumë, shumë larg bashkëpunimit të barabartë midis Kinës dhe Gjermanisë, për shembull në fushën e aksesit të kompanive në treg, licencave, mbrojtjes së pronësisë intelektuale ose çështjeve të sigurisë ligjore dhe trajtimit të barabartë të qytetarëve tanë,” tha Scholz. raportoi RIA Novosti.
Dy ditë para vizitës së tij në Pekin, Scholz deklaroi në një intervistë për “Frankfurter Alemanine Zeitung” në cilat fusha bashkëpunimi nuk është i barabartë./FolDrejt/