Ministri Xhemail Çupi nënshkruan kontratën e parë në fushën e diasporës me kryetarin e Komunës së Krushevës, z. Tome Hristoski.
Këtë e bëri të ditur ministri Çupi përmes profilit të tij në Facebook.
Ky është postimi i tij i plotë:
Kam kënaqësinë t’ju informojmë se sot, më datë 02.11.2022, e nënshkruajta kontratën e parë për bashkëpunim në fushën e diasporës me kryetarin e Komunës së Krushevës, z. Tome Hristoski.
Me këtë rast ju drejtova të pranishmëve në Komunën e Krushevës, me ç’rast falënderova në radhë të parë kryetarin e komunës për gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit si dhe dhashë një pasqyrë të shkurtër të projekteve në të cilat kabineti im është duke punuar në vazhdimësi për të mirën e diasporës.
Sipas kontratës së nënshkruar bashkëpunimi do të realizohet nëpërmjet hapjes së zyrave komunale të cilat do të kenë rol ndërmjetësues me qëllim që qytetarëve nga diaspora t’ju mundësohet qasje më e lehtë në informatat e nevojshme dhe t’ju jepen udhëzime shtesë bazuar në të drejtat dhe obligimet e tyre në procedurat përkatëse para organeve kompentente gjatë qëndrimit të tyre në vendin amë.
Gjithashtu sot dhe në ditët në vijim do të vazhdoj me nënshkrimin e kontratave për bashkëpunim në fushën e diasporës për hapjen e zyrave komunale edhe me komunat tjera që kanë pranuar një bashkëpunim të tillë.
Theksoj që në këtë takim isha i shoqëruar nga Drejtori i Inspektoriatit shtetëror për vetqeverisje lokale z. Afrim Qoku / Африм Ќоку./FolDrejt/